Miresevini ne faqen e Keshillit Kombetar Shqiptar

KKSH reagon në Diten nderkombetare të njeriut

10 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Shënohet si përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet.

Kryetari Mustafa takim me OSBE-në

Pas pritjes në koktejin për fund vit nga kreu i misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadori Andrea Orizio. Sot në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Ragmi Mustafa, u takua me Shefin e misionit të OSBE-së zyra në Bujanoc, Giacomo Bosisio.
Gjatë takimit janë biseduar shumë tema, ndër të tjera theksi i është vënë konsumimit të kompetencave ligjore si dhe realizimin të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.


Me shumë

Seanca e V-të e KKSH-së

Këshilli Kombëtar Shqiptar mbajti sot seancën e rregullte me të vetmen pikë të rendit të ditës, aprovimin e Konkluzionit me të cilin konstatoi se Vendimi i Qeverisë së Republikës së Serbisë, përkatësisht i Ministrisë për administratë shtetërore dhe vetëqeverisje lokale mbi shpalljen e zgjedhjeve për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare (“Gazeta zyrtare RS” nr. 63/19), i cili përcakton numrin prej 15 anëtarëve për Këshillin Kombëtar Shqiptar nuk e pasqyron proporcionin e numrit të përgjithshëm të bashkësisë shqiptare në Republikën e Serbisë, të garantuar me Kushtetutën, Ligjin për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare dhe Ligjin mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të Pakicave Kombëtare.

Me shumë

Përfaqësuesit e Amerikës në KKSH

Kryetari i Këshillit  Kombëtar Shqiptar, z.Shukri Ymeri, u takua dje në selinë e KKSH-së në Bujanoc me Sekretarin e dytë, departamenti politik i ambasadës Amerikane ne Beograd z.Adam Schik, dhe bashkëpunëtorin e tij z.Denis Ibishbegoviq. 


Me shumë